Në Kosovë mbi 25 mijë familje me social

  • 02.01.2019
Në Kosovë mbi 25 mijë familje me social

Sipas statistikave Kosova vazhdon të jetë vendi më i varfër në Europën Juglindore, ku 35% e popullsisë së Kosovës duke përfshirë edhe minoritetet jetojnë në varfëri absolute, ku të ardhurat ditore janë nën 1.55 Euro, kurse 12% e popullsisë jetojnë në varfëri ekstreme ku të ardhurat ditore janë 1.02 Euro. Ku në vitin 2010 ishin vetëm 36 familje me social.

Duke e marrë parasysh menjëherë pas luftës shkatërrimtare në vitin 1998-1999 ku okupatori Serb bëri masakër në Kosovë duke mbytur pleq, fëmijë, gra e burra, pati varfëri në Kosovë, por edhe pas shpalljes së pavarsisë së Kosovës u bënë një dekadë, por përsëri shteti i Kosovës është njëri ndër shtetet më të varfura në Ballkan e Evropë.


Si një vend i tillë po hyjmë edhe 2019, ku sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale janë mbi 25 mijë familje që janë pjesë e Skemës së Ndihmës Sociale (SNS).

“Në muajin dhjetor 2018, ndihmën sociale në nivel vendi e kanë shfrytëzuar 25.345 familje, me 103.399 anëtarë të familjes, Numri i kërkesave për ndihmë sociale brenda një muaji është afërsisht i njëjtë, deri në 400 kërkesa, ndërsa në harmoni me kriteret ligjore për ndihmë sociale kualifikohen diku afërsisht 200-250 familje”, thuhet në përgjigjen MPMS-së për Indeksonline.

Tutje, zyrtarë nga kjo ministri kanë theksuar se numri i familjeve që shfrytëzojnë socialin që nga 2015 deri tani sjellët nga 25 mijë e deri në 26 mijë familje.

“Numri i kërkesave dhe numri i familjeve që shfrytëzojnë ndihmë sociale që nga muaji shkurt 2015 e deri tani numri i familjeve në ndihmë sillet prej 25.000 e deri në 26.000 familje”, thuhet mes të tjerash në përgjigjen e tyre.

E numri më i madh i kërkesave për social janë nga Komuna e Mitrovicës, Prishtinës e kështu me radhë.

Se gjendja ekonomike-sociale nuk është e mirë e thonë edhe njohës të çështjeve ekonomike. Lulëzim Beqiri thotë për Indeksonline se Kosova ka strategji të gabuar lidhur me skemat sociale, ku dëshmohet edhe numri i lartë i familjeve që janë në kufirin e varfërisë ekstreme.

Beqiri tha se “Sipas një dokumenti nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i quajtur “Rregullimi dhe Menaxhimi i Fushës së Pensioneve dhe Beneficioneve nga Sigurimi Social”, skemat sociale për vitin 2018 do të kushtojnë rreth 380 milionë euro. Kur kemi parasysh se disa ligje për skema të reja janë në procedurë të miratimit, disa të tjera po presin për t’u proceduar dhe duke llogaritur shtimin natyror të përfituesve, është shumë e mundur që në vitin 2019 shpenzimet të arrijnë shumën e mbi 430 milionë eurove thuhet në këtë raport. Sipas ASK-së në vitin 2017 skemat pensionale janë: 122,716 përfitues me pensione bazike të moshës, prej tyre 43,300 përfitues me pensione kontribut pagues të moshës; 19,481 përfitues me pensione për personat me aftësi të kufizuara; 12,472 përfitues me pensione për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës; 36,032 përfitues me pensione për veteranët e luftës; 3,232 përfitues me pensione të Trepçës; 1,001 përfitues me pensione të Trupave Mbrojtëse të Kosovës; 288 përfitues me pensione për Forcat e Sigurisë së Kosovës; dhe 2,001 përfitues me kompensime për personat e verbër”.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë