Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se ka përfunduar numërimi i votave, por ende nuk është bërë procesimi i rezultateve në ueb-faqen e tyre zyrtare.

KQZ ka bërë të ditur se të gjitha të dhënat janë dërguar nga vendvotimet nëpër komunat e Kosovës.

Në pothuajse të gjitha vendvotimet ka pas dalje të votuesve. Por ka të tilla që nuk kanë dal të votojë askush.

Një e tillë është edhe në një vendvotim në Podujevë. Në vendvotimin me numër 1840E/01D ka zero vota. Në këtë vendvotim janë të regjistruar 882 votues.