“Në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore. Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme”.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.