Në Infektivë po trajtohen 52 persona me COVID-19, 5 të shëruar lirohen gjatë ditës

Sipas raportit ditor të Klinikës Infektive, janë hospitalizuar 52 raste me Covid- 19.

Sot, do të lirohen edhe 5 pacientë të shëruar nga Covid -19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:

40 raste janë në gjendje stabile, 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 2 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe një paciente është në ventilim mekanik.

RAPORTO