“Lokaliteti arkeologjik në Hisar të Suharekës, një arkivë për studimin e prehistorisë së Kosovës dhe të Ballkanit. Gjatë gërmimeve në afërsi të këtij lokaliteti janë gjurmuar zbulime të rëndësishme që dëshmojnë për vazhdimësinë e popullsisë ilire-dardane gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit. Një nga zbulimet më të rëndësishme është gjetja e disa kallëpeve për prodhimin e stolive, po ashtu enëve.”

MKRS ka thënë se gërmimet që po zhvillohen në këtë lokalitet kanë sjellë të dhëna të rëndësishme për kulturën e Eneolitit të vonë dhe periudhën iliro-dardane në disa zona të lokalitetit.

“Gërmimet që po zhvillohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në këtë lokalitet kanë sjellë të dhëna të rëndësishme për kulturën e Eneolitit të vonë, gjithashtu periudhën iliro-dardane në disa zona të lokalitetit.”

https://www.facebook.com/MKRS.MKOS.MCYS/posts/pfbid0CWUh3e92RhAcmwMmgmRZzbm8Ejh4L7ZRT7Q8BPc7Uy9FLwHgGRTSWjLkLoMM9kS3l