Në Gjakovë, aktakuzë për profesorin, dyshohet për ngacmim seksual ndaj 27 nxënësve

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit nga Komuna e Gjakovës, për veprën penale ‘’keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare’’ nga neni 235 parag.4 nënparag 4.9 lidhur me parag. 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës i pandehuri që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore ‘’ Mazllum Këpuska’’, në Gjakovë, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht 27 nxënës të një klase në këtë shkollë.

I pandehuri duke përdorur fjalë joshëse e duke i ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit dyshohet se ka përmbushur elementet e veprës penale.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë, transmeton Indeksonline. 

RAPORTO