Në fundjavë mot me vransira e mundësi edhe për reshje lokale shiu

11.12.2020

Ciklonet nga Atlantiku që po depërtojnë mbi Mesdhe dhe nga rajoni ynë vazhdojnë të kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm, me vransira e mundësi edhe për reshje lokale shiu, në ditët e fundjavës. Në vise malore priten edhe reshje bore. Nga e diela masa më të ftohta ajrore nga Europa qëndrore pritet të depërtojnë mbi vend e […]

Në fundjavë mot me vransira e mundësi edhe për reshje lokale shiu Foto: Ilustrim

Ciklonet nga Atlantiku që po depërtojnë mbi Mesdhe dhe nga rajoni ynë vazhdojnë të kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm, me vransira e mundësi edhe për reshje lokale shiu, në ditët e fundjavës.

Në vise malore priten edhe reshje bore. Nga e diela masa më të ftohta ajrore nga Europa qëndrore pritet të depërtojnë mbi vend e që zbresin lehtë temperaturat ditën e diel dhe të hënë.

Fusha anticiklonike nga Atlantiku pritet të depërtojnë mbi rajon nga mesi i javës së ardhshme, që sjellin mot më stabil dhe kryesisht me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje.

Mirëpo nëpër ultësira paraqiten mundësi për formim të mjegullës orëve të mëngjesit, e nën këto kushte temperaturat mund të mbeten më të ulëta në këto pjesë. Ditën e shtunë koncentrimi i ndotësve ajror mbetet i rritur, ku indeksi i cilësisë së ajrit kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

Nga dita e diel parashihet të fryjë erë veriore, që pritet të shpërndajë ndotësit, e indeksi do të zbres në vlera mesatare, por edhe në vlera të mjaftueshme dhe të mira.

Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga -1C deri 3C, e maksimalet zbresin deri në 5C në fundjavë, e nga e marta sërish në rritje.Të shtunën do të fryj erë e lehtë drejtimesh të ndryshme, e nga e diela mesatare nga verilindja 5-12m/s. Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale ditën e shtunë, e më pas gradualisht në rritje, lartë edhe mbi vlera normale.