Në fundjavë temperaturat bien deri -5°C , parashikohet edhe reshje bore

Një front i ftohtë që po afrohet nga Europa qëndrore mbi rajonin tonë, ditën e premte sjell shtim të vransirave. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me mjegull, vende-vende me ngrica të lehta.

Orëve të mbrëmjes mund të ketë riga lokale shiu, e zonave malore me borë. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë, me erë të ftohtë verilindore. Zonave kodrinoro malore mundësi për rrebeshe të dobëta bore, që deri në mbrëmje ka gjasa të bien edhe në pjesë të rrafshit të Kosovës.

Ditën e premte, indeksi i cilësisë së ajrit përreth vlerave mesatare dhe të dobëta, e ditën e shtunë pas kalimit të frontit të ftohtë, koncentrimet e ndotësve ajror do të shpërndahen, e indeksi do të zbres në vlera të mjaftueshme dhe të mira. Të dielen parashihet të ketë kthjellime me intervale më të gjata me diell, por mbetet mot i ftohtë, me ngrica orëve të mëngjesit, shkruan Prishtina Weather.

20.11.2020 – Në mëngjes intervale me diell, e viseve të ulëta me mjegull/vransira të ulëta, vende-vende edhe me ngrica të lehta. Ditën vransirat do të shtohen. Në mbrëmje dhe gjatë natës mundësi për riga lokale shiu, e zonave malore mund të ketë edhe reshje bore. Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 11C, e në vise malore -1C deri 4C. Do të fryj erë mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 1.

21.11.2020 – Mot i ftohtë, me erë dhe kryesisht i vranët. Orëve të pasdites përreth zonave kodrinoro-malore mundësi për rrebeshe të dobëta bore. Në mbrëmje nuk përjashtohet mundësia për rrebeshe të dobëta bore edhe nga rrafshi i Kosovës. Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 6C, e në vise malore -5C deri 2C. Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-12m/s. Indeksi UV: 1.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.