Në fshatin Semetisht dhe Nishor po intervenohet në rregullimin e rrugëve të dëmtuara pas reshjeve të shiut

Si pasoj e reshjeve të shiut të rënë gjatë këtyre ditëve duke përfshirë edhe ditën e sotme, ka ardhur deri tek dëmtimi i rrugëve nëpër disa fshatra të Komunës së Suharekës sidomos në fshatin Semetisht dhe Nishor.

Komuna e Suharekës me të gjitha kapacitetet e sajë është duke vazhduar të intervenojë në pastrimin dhe rregullimin e rrugëve të cilat po dëmtohen nga shiu.

Komuna e Suharekës kanë dalur në teren për ti parë dëmet dhe duke intervenuar që sa më shpejtë të rregullohen shumë rrugë në qytet dhe fshatra.

“Në Semetisht dhe Nishor po intervenohet në pastrimin dhe rregullimin e rrugëve të cilat po dëmtohen nga shiu”, shkruan Muharremaj në Facebook.

Po ashtu më tutje Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shkruar se: “Reshjet e fundit janë intenzive dhe po dëmtojnë shumë rrugë në qytet dhe fshatra, por ne me të gjitha kapacitetet tona do të mundohemi tu gjendemi afër qytetarëve që të tejkalohet kjo situatë”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.