Në fillim të shtatorit vijnë edhe 650 mijë vaksina anti-COVID

27.08.2021

Tashmë numri i vaksinave nuk është sfidë për vendin tonë, sfidë mbetet interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar me ato vaksina. Edhe pse ditëve të fundit pasi që filloi një rritje drastike të numrit të infektuarve me COVID-19, është rritur edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi përmes një postimi […]

Në fillim të shtatorit vijnë edhe 650 mijë vaksina anti-COVID Foto: Ilustrim

Tashmë numri i vaksinave nuk është sfidë për vendin tonë, sfidë mbetet interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar me ato vaksina.

Edhe pse ditëve të fundit pasi që filloi një rritje drastike të numrit të infektuarve me COVID-19, është rritur edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në fillim të muajit shtatorit pritet të vijnë edhe rreth 650 mijë vaksina kundër COVID-19.

Sipas Bislimi 150 mijë prej tyre do të vijnë donacion nga Gjermania.

Ndërsa më 6 shtator do të vijnë rreth 500 mijë doza të tjera të vaksinës anti-COVID nga programi COVAX, kjo si donacion nga presidenti i Amerikës, Joe Biden.

Ndryshe në vendin tonë është duke vazhduar vaksinimi kundër COVID-19, ku deri më tani janë dhënë 747 mijë e 898 doza të vaksinës kundër këtij virusi.

256 mijë e 235 qytetarë të Kosovës deri më tani janë vaksinuar me dozën e dytë.