Në ditët e para të tetorit rritje e temperaturave dhe më shumë diell

01.10.2020

Ditëve të para të muajit tetor vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit më të rritur, që do të favorizojnë kthjellime dhe mot kryesisht me diell. Ndërkohë nga Afrika veriore gradualisht do të shtrihen masa më të nxehta ajrore që ditëve të fundjavës do të rrisin temperaturat maksimale edhe mbi 25C, […]

Në ditët e para të tetorit rritje e temperaturave dhe më shumë diell Foto: Ilustrim

Ditëve të para të muajit tetor vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit më të rritur, që do të favorizojnë kthjellime dhe mot kryesisht me diell.

Ndërkohë nga Afrika veriore gradualisht do të shtrihen masa më të nxehta ajrore që ditëve të fundjavës do të rrisin temperaturat maksimale edhe mbi 25C, e ditën e hënë në Dukagjin mund të arrijnë deri në 29C.

Ditëve të para të javës së ardhshme depërtimi i fushave të presionit të ulët mbi Itali dhe rajon, sjell sërish kushte për të reshura shiu, me mundësi edhe për bubullima.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 7C deri 13C, e maksimalet nga 19C deri në 27C në fundjavë.Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 4-10m/s. Shtypja atmosferike në rënie, nga e premta në rritje përreth vlerave normale.