Në BE arrihet marrëveshje për planin 6 miliardësh për rritje ekonomike në Ballkan

04.04.2024

Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli i Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje të enjten për tekstin e vendimit për planin e BE-së për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, konfirmuan zyrtarët evropianë.

Në BE arrihet marrëveshje për planin 6 miliardësh për rritje ekonomike në Ballkan Foto: Ilustrim

Plani përfshin periudhën nga 2024 deri në 2027 dhe pritet të ofrojë deri në 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi për partnerët e BE-së në Ballkanin Perëndimor, njofton Telegrafi.

Ai do të plotësojë Instrumentin ekzistues për Asistencën e Para-Aderimit (IPA III), duke rritur ndjeshëm ndihmën financiare për partnerët në rajon.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe njëri ndër personat e përfshirë në këtë proces, eurodeputeti Tonino Picula.

Ndërkaq, për miratimin formal të këtij plani duhet të votojë edhe Parlamenti Evropian.