Pas njoftimit për marrjen e masave nga Qeveria e Kosovës pas situatës së krijuar nga virusi covid-19 një gjendje alarmante tashmë vërehet edhe tek qytetarët e shumtë të cilët kanë filluar të furnizohen me maksa dhe medikamente mbrojtëse.

Kështu në qytetin e Suharekës në asnjë barnatore nuk mund të gjesh maska mbrojtëse edhe pse ato të fundit janë shitur deri 1.50 euro për copë edhe pse dikur kishin çmimin prej 0.05 centë.

Por mungesa e tyre nuk vërehet në “MerrJep” ku pothuajse çdo 10 minuta publikohet një shpallje e re për shitjen e masave mbrojtëse kryesisht maskave.

Një shpallje e publikuar sot në orën 11:36 thotë se shiten maska 0.70 cent/copë.

Një tjetër shpallje thotë se shiten maska tre shtresore medicinale 1€/copë dhe se shiten vetëm me pako, ku një pako ka 50 maska, shkruan SuharekaOnline.

Çmimet të larta kanë maskat me filter ku deri vonë një maskë e tillë shitej deri 0.50 centë ndërsa në “MerrJep” sot shitet deri 4€.