Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës.
Fillimi i vaksinimit ka pasur efekt të konsiderueshëm në rënien e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në vendin tonë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit rezultuan vetëm 10 raste pozitive.
Ndërsa Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 8 mijë e 446 qytetarë kundër COVID-19.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.
Poashtu sipas kësaj ministrie që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha komunat e Kosovës janë dhënë 118 mijë e 538 doza të vaksinës.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës”, thuhet më tutje në njoftim.
Ndryshe qytetarët po vaksinohen me dozat e vaksinës “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.