Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, me një minutë heshtje në 17 vjetorin e vrasjes së ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi dhe shoqëruesëve të tij, Bajram Bytyçi dhe Bafti Bajrami është mbajtur akademi përkujtimore.

Në fjalën e tij para shumë të pranishmëve, familjarëve të të vrarëve, përfaqësuesve të LDK-së, deputetëve të ardhshëm dhe ish-deputetëve dhe qytetarëve të shumtë kryetari Muharremaj ka vlerësuar lartë figurën e Ukë Bytyçit duke ndarë momente që nga njohja me të nga koha e ilegalës, koha e luftës dhe ajo e pasluftës.

Në fjalën e saj përfaqësuesja e LDK-së, znj.Vjosa Osmani ka vlerësuar Ukë Bytyçin si një qytetar të devotshëm dhe një burrë të madh të Suharekës, si një njeri që nuk ka kursyer asgjë si në kohë lufte si në kohë paqe.

Ndërsa djali i Ukë Bytyçit, Flamur Bytyçi përmes shumë emocioneve në emër të familjarëve ka falënderuar pjesëmarrësit që kanë nderuar të rënët edhe 17 vjet pas vrasjes së tyre.

https://www.facebook.com/suharekaonline/videos/407140453293988/

Pas një programi artistik  janë bërë homazhe tek busti i Ukë Bytyçit dhe janë vendosur buqeta lulesh tek varrezat në fshatin Semetisht dhe Nishor.