Ndryshon moti javën ardhshme, pritet të ketë stuhi shiu

  • 07.08.2022
Ndryshon moti javën ardhshme, pritet të ketë stuhi shiu

Sipas njoftimit, gjatë javës së ardhshme priten rrebeshe e bubullima si dhe stuhi e breshër ditën e martë.

“Mot jostabil në javën e dytë të gushtit. Priten rrebeshe e bubullima, lokalisht edhe stuhi shiu me breshër ditën e martë. Temperaturat në rënie edhe nën vlera normale. 7.08.2022 – Destabilizim i motit po parashihet përgjatë javës së dytë të muajit gusht. Pritet të ketë shtim të vransirave, ndërsa orëve të pasdites edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima, që mund të jenë më të shtrira mbi vend, ditën e martë dhe mërkurë, por edhe të premten.


Të martën edhe mund të jenë më të ashpra dhe të marrin lokalisht edhe veçori stuhish me erë dhe breshër. Ditën e hënë do të ketë më shumë intervale me diell dhe mbetet ende nxehtë. Në aspektin termik, temperaturat pësojnë një rënie të lehtë edhe nën vlera normale”, thuhet në njoftim.


Tutje, PW bëri të ditur se temperaturat do të jenë gradualisht në rënie ku minimale arrijnë deri në 15 gradë, teksa maksimalet nga 32 gradë zbresin në 25 të mërkurën dhe të enjten.

“Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-12m/s. Shtypja atmosferike shënon një rritje të lehtë mbi normale dhe luhatet në këto vlera”, thuhet tutje në njoftim.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë