Kanë kaluar tri javë që kur qytetarët e Kosovës iu janë votuar kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zgjedhje këto që sipas rezultateve të deritanishme prodhuan ndryshim të skenës politike.

Në Komunën e Suharekës partia që ka pushtetin, AAK nuk ka arritur që të dalë partia e parë duke humbur thellësisht nga LDK-ja e Ardian Shalës. Rezultatet preliminare në Suharekë deri para pak ditësh jepnin këtë renditje: LDK, AAK, PDK, LVV.

Mirëpo siç duket votat nga diaspora dhe ato me kusht kanë ndryshuar renditjen në favor të LVV-së duke e nxjerrë partinë e tretë në Suharekë.