22.04.2019, 14:30

Ndrecaj: Laptopin do të ia dhuroj shkollës fillore Besim Ndreca në Maçitevë

Komuna e Suharekës ka vendosur të blejë 32 laptopë për asambleistët e saj si dhe paisje konferenciale të zërimit.

I kontaktuar nga SuharekaOnline asambleisti i Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së, Bashkim Ndrecaj e ka cilësuar të panevojshme ritenderimin e blerjes së laptopëve pasi që sipas tij nuk është e nevojshme të hargjohen mjete financiare.

Secili deputet ka mundësi financiare të blejë laptopin e tij ka shtuar Ndrecaj. Mirëpo Ndrecaj e vlerëson te nevojshme blerjen e pajisjeve të zërimit.

I pyetur nëse do ta pranonte laptopin Ndrecaj ka shtuar se po do ta pranojë dhe do të ia dhuroj shkollës fillore Besim Ndreca ne Maçitevë.

LEXO EDHE:  Kosovarët më të varfërit në rajon
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.