Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është gati të përfundojë numërimin e votave, ku deri më tani në Suharekë janë numëruar 97,75% të votave.
Në Komunën e Suharekës deri më tani është duke fituar bindshëm LDK me 36.06% të votave apo 9.141 vota.
Ndërsa partia e dytë në këtë komunë radhitet AAK me kryetar të degës, Bali Muharremaj e cila deri më tani ka të fituara 20.98% të votave apo 5.317 vota.
Por një gjë e pazakontë ka ndodhur në Suharekë, ku Lista Serbe (Srpska Lista) ka fituar 0.09% të votave apo 24 vota, ku e ka kaluar edhe partinë e Milaim Zekës (PEK), e cila kjo parti ka fituar 19 vota në Suharekë.