Ndizen qirinjë në Suharekë për nder të viktimave nga tërmeti në Shqipëri

26.11.2019

Sot qysh në orët e mëngjesit ka ndodhur një tërmet i fuqishëm në Republikën e Shqipërisë, ku nga ky tërmet rreth 22 persona humbën jetën e qindra persona mbetën të lënduar si dhe ndodhën shumë dëme materiale duke u shkatërruar godina të shumta. Në nder të 22 viktimave dhe mbi 600 personave të lënduar, të […]

Ndizen qirinjë në Suharekë për nder të viktimave nga tërmeti në Shqipëri Foto: Ilustrim

Sot qysh në orët e mëngjesit ka ndodhur një tërmet i fuqishëm në Republikën e Shqipërisë, ku nga ky tërmet rreth 22 persona humbën jetën e qindra persona mbetën të lënduar si dhe ndodhën shumë dëme materiale duke u shkatërruar godina të shumta.

Në nder të 22 viktimave dhe mbi 600 personave të lënduar, të rinjët në Suharekë kanë ndezur qirinjë.

Përmes disa fotografive shihet se të rinjët nga Suhareka kanë formuar një rreth me qirinjë, ku qëndrojnë të bashkuar dhe aty ndodhet edhe flamuri i kombit shqiptarë i cili simbolizon të gjitha trojet shqiptare.

Ndryshe edhe në shumë Komuna të Kosovës janë mobilizuar që të mirëpresin familjet e prekura nga tërmeti në shtëpitë e tyre dhe janë mobilizuar për të mbledhur produkte ushqimore dhe veshmbathje.