Ndihma për drunj dhe ngrohtorja solare, si tentoi Qeveria t’i shes si investime subvencionet e saj

13.12.2023

Ministri Hekuran Murati është munduar sot t’i marrë meritat lidhur me marrëveshjen ngrohtoren diellore. Ai tha se dy ditë më parë janë nënshkruar 80 milionë euro për Prishtinën, ndonëse kontributi i Qeverisë në këtë projekt është 4.1 milionë euro. Ndërkohë, për pakon për mbështetje për familjet e cenueshme me subvencionimin e blerjes së drunjëve për […]

Ndihma për drunj dhe ngrohtorja solare, si tentoi Qeveria t’i shes si investime subvencionet e saj Foto: Ilustrim

Ministri Hekuran Murati është munduar sot t’i marrë meritat lidhur me marrëveshjen ngrohtoren diellore. Ai tha se dy ditë më parë janë nënshkruar 80 milionë euro për Prishtinën, ndonëse kontributi i Qeverisë në këtë projekt është 4.1 milionë euro. Ndërkohë, për pakon për mbështetje për familjet e cenueshme me subvencionimin e blerjes së drunjëve për ngrohje, Kryeministri Kurti nuk e ka përmendur fare mbështetjen e BE’së.

Vetëm para pak javësh, Ministri Hekuran Murati, e akuzonte Kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, për përvetësim të meritave, por sot edhe vetë ai e ka bërë të njëjtën gjë.

Gjatë konferencës së sotme për media, duke u munduar të arsyetojë ndarjen e investimeve kapitale nëpër komuna dhe favorizimin e komunave që udhëhiqen nga Vetëvendosja, Murati tha se “pardje i nënshkruajtëm 80 milionë euro për Komunën e Prishtinës”, duke aluduar për projektin për ndërtimin e ngrohtores diellore.

“Tërë kjo zhurmë po bëhet për 13 milionë euro, na pardje i nënshkruajtëm 80 milionë euro për Komunën e Prishtinës. 13 milionë euro është krejt zhurma që po bëhet. Kështu që konsideroj që është e padrejtë të bëhet një sulm i tillë…”, tha Murati.

Murati e prezantoi këtë si projekt të ekzekutivit, kur në fakt kontributi i qeverisë në këtë projekt është 4.4 milionë euro. Kështu thuhet edhe në njoftimin për nënshkrim të marrëveshjes të publikuar në faqen zyrtare të MFPT’së.

“Ndërtimi i ngrohtores diellore e cila do t’i shërbejë qytetarëve të Prishtinës është bërë e mundur përmes marrëveshjes me BERZH me vlerë 23.2 milionë euro, nga KfË 31.6 milionë euro, nga BE grant 21.5 milionë euro dhe kontributi nga Qeveria 4.4 milionë euro. Ky projekt parasheh ndërtimin e një impianti të ngrohjes solare në Prishtinë ku përmes saj do të zgjerohen kapacitetet e prodhimit të energjisë termike të Termokosit deri në 50 MË. Pra, 38 mijë qytetarë që aktualisht nuk janë pjesë e rrjetit të ngrohjes do të fillojnë të kenë qasje në shërbimet e Termokosit pas përfundimit të projektit”, thuhet në njoftim.

Kjo theksohet edhe në njoftimin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Projekti me vlerë 80.5 milionë eurove do të realizohet fal ndihmës së Qeverisë Gjermane dhe kredive të buta nga KFË, ËBIF, BERZH dhe investimit vendor prej 4.4 milion eurove. Kjo marrëveshje u nënshkrua sot mes Ministrit të Financave z.Hekuran Murati dhe Kryeshefit Ekzektutiv  të “Termokos”, z.Fisnik Osmani”, thuhet në postimin e Ramës.

Për marrëveshjen e nënshkruar doli me njoftim edhe Zyra e BE’së në Kosovë, ku theksoi se 22.5 milionë euro janë nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor të BE-së

“Ky bashkëpunim mes BE-së, Gjermanisë, BERZH, dhe Qeverisë së Kosovës paraqet një hap të rëndësishëm në përdorimin e energjisë diellore për ngrohje, zvogëlimin e varësisë nga karburantët fosilë, dhe zvogëlimin e emetimeve e gazrave sere. Marrëveshjet për bashkëfinancim, me një vlerë mbi 80 milionë euro, përfshirë 22.5 milionë euro nga Korrniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor të BE-së #ËBIF, nga e cila do të përfitojnë 38,000 qytetarë në Prishtinë”, u theksua në njoftimin e BE’së.

Edhe Pakoja e Bashkimit Evropian për mbështetje për familjet e cenueshme me subvencionimin e blerjes së drunjëve për ngrohje, u la nën hije nga Qeveria.

“BE-ja e ka edhe një lajm të mirě për Kosovën. Sot, Pakoja e Mbështetjes së Energjisë e 🇪🇺 lanson edhe një pako për mbështetje për familjet e cenueshme, kësaj radhe me subvencionimin e blerjes se drunjëve për ngrohje”, njoftoi BE’ja.

Por, kur kryeministri Kurti e prezantoi këtë masë, nuk e përmendi fare financimin e BE’së.

“Sot jemi bashkë për ta prezantuar edhe një masë që në qendër ka grupet e cënueshme të shoqërisë. Ata që kanë më së shumti nevojë për dorën e shtetit. Në mbledhjen e 174 të qeverisë, ndamë 5 milionë euro e më këtë shumë qeveria do të mundësojë subvencionimin e blerjes së lëndës djegëse për ngrohje për familjet me asistencë sociale, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të dimrit për këto familje”, tha Kurti.

“Jemi dhe do të mbetemi qeveri që udhëheq dhe që mbështet. Që prin dhe nuk lë askënd prapa”, deklaroi tutje kryeministri.

Këtë e përmendi vetëm Ministri Hekuran Murati.

“Kjo masë është e mbështetur nga Bashkimi Evropian, nga Pakoja energjetike emergjente e Bashkimit Evropian, ku nga atom jete, njëra nga masat është edhe kjo për mbështetjen e grupeve të cenueshme për sigurimin e lëndës djegëse për sezonin e dimrit”, tha ai.