Ndërron orari i kufizimit të lëvizjes, nga dita e enjte hapen xhamitë dhe kishat

25.05.2020

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media, bashkë me drejtuesit e komuniteteve fetare në Kosovë, ka njoftuar për lehtësimin e disa masave kufizuese, që janë në fuqi prej kohësh për shkak të pandemisë COVID-19. Vitia thotë se ashtu siç është premtuar sot është bërë rishikimi i masave. Ai ka thënë […]

Ndërron orari i kufizimit të lëvizjes, nga dita e enjte hapen xhamitë dhe kishat Foto: Ilustrim

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media, bashkë me drejtuesit e komuniteteve fetare në Kosovë, ka njoftuar për lehtësimin e disa masave kufizuese, që janë në fuqi prej kohësh për shkak të pandemisë COVID-19.

Vitia thotë se ashtu siç është premtuar sot është bërë rishikimi i masave.

Ai ka thënë se nga 28 maj do të ketë lehtësim të masave kufizuese.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë ka thënë se nga e enjtja hapen xhamitë dhe kishat, raporton Telegrafi.

Vitia ka thënë në një konferencë për media, se nga e enjtja qytetarët do të mund të lëvizin pa asnjë kufizim për 16 orë në ditë, nga ora 5:00 derin në 21:00.

Vitia ka thënë se ne duhet të mësohemi me virusin pasi ai mund të ndryshojë.

Lehtësimi i masave vjen pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për rishikimin e fazës së dytë e cila ka filluar nga 18 maji.