Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi
para 9 dite
Kosova humbet një figurë të rëndësishme politike. Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare ish-kryeministri në ekzil i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi.
Ai po vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Bukoshi la pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, vajzat Ora, Shota, Nita, si dhe nipërit Dardan dhe Taulant.
Bujar Bukoshi ka qenë një nga figurat kyçe të rezistencës dhe diplomacisë shqiptare në periudha të vështira, veçanërisht gjatë viteve ’90, kur ai drejtoi qeverinë e Kosovës në ekzil. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe sigurimin e mbështetjes për pavarësinë.