Nderohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Savrovë

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka nderuar sot dëshmorët dhe martirët e fshatit Savrovë, në 20 vjetorin e rënies për lirinë e Kosovës.

Ai ka vendosur buqetë lulesh dhe ka bërë homazhe para lapdarit të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Savrovë.

Më 2 Qershor të vitit 1999 forcat ushtarake sërbe, në këtë ditë kanë kryer masakër ndaj banorëve dhe kanë djegur shtëpitë e fshatit Savrovë.

“Është kjo ditë që nuk do të harrohet kurrë, por edhe brezat që po vijojnë do ta kujtojnë për herë”, tha Kryetari Muharremaj.

Po ashtu, Kryetari Muharremaj në një fjalim rasti tha se: “Sakrifica e tyre është kujtimi që sjell dhimbje dhe krenari”.

Lavdi e përjetshme !

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.