Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka nderuar sot dëshmorët dhe martirët e fshatit Leshan, në 20 vjetorin e rënies për lirinë e Kosovës.
Ai ka vendosur buqetë lulesh dhe ka bërë homazhe para lapdarit të dëshmorëve dhe martirëve në qendër të fshatit Leshan.
Në këtë vend u mbajt edhe një fjalim rasti ku u tha se mëngjesin e 28 marsit të vitit 1999 forcat ushtarake sërbe, në këtë ditë kanë kryer masakër ndaj banorëve të fshatit tonë dhe kanë djegur shtëpitë tona.

Ishte kjo dita që nuk do të harrohet kurrë, por edhe brezat që po vijojnë do ta kujtojnë për herë.

Homazhe kanë bërë dhe kanë vendosur buqeta me lule edhe përfaqësues të fshatit dhe familjarë e dëshmorëve dhe martirëve.
