Ndërmarrja Thesar riparon shportat dhe tabelat, largon mbeturinat tek Shtigjet e Ecjes

Ndërmarrja Thesar nga Suhareka në baza vullnetare gjatë ditës së sotme ka riparuar shportat dhe tabelat njoftuese, largimin e mbeturinave tek Shtigjet e Ecjes.

Përmes një njoftimi në Facebook Thesar gjithashtu ka lutur organet e rendit dhe ato përgjegjëse që të ndërmarrin masat e nevojshme për parandalimin e dëmtimeve në këto hapësira.

Gjithashtu Thesar i ka bërë thirrje Kompanisë Eko Regjioni që të mirëmbaj shportat e mbeturinave te Shtigjet e Ecjes si dhe Komunës së Suharekës që të caktojë ndonjë mirëmbajtës.

RAPORTO