Ndërlidhja e arsimit me tregun e punës, Nagavci: Këtë vit do të fillojmë me gjurmimin e të diplomuarve

30.05.2022

Sipas ministres Nagavci, kjo do të bëhet si reformë kyçe për të kuptuar se cilat janë kërkesat e tregut të punës dhe se cila është relevanca e profileve të studimit me vendin e punës. Po ashtu, e para e MAShTI-t ka shtuar se ndërlidhja me tregun e punës fillon kur të kuptojmë se ku nisë […]

Ndërlidhja e arsimit me tregun e punës, Nagavci: Këtë vit do të fillojmë me gjurmimin e të diplomuarve Foto: Ilustrim

Sipas ministres Nagavci, kjo do të bëhet si reformë kyçe për të kuptuar se cilat janë kërkesat e tregut të punës dhe se cila është relevanca e profileve të studimit me vendin e punës.

Po ashtu, e para e MAShTI-t ka shtuar se ndërlidhja me tregun e punës fillon kur të kuptojmë se ku nisë rrugëtimi i studentëve tanë pas diplomimit

“MAShTI nga ky vit mësimorë do të filloj me gjurmimin e të diplomuarve në shkollat profesionale dhe në Qendrat e Kompetencës, si reformë kyçe për të kuptuar se cilat janë kërkesat e tregut të punës, cila është relevanca e profileve të studimit me vendin e punës”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Sipas saj, gjurmimi i të diplomuarve do të ofrojë për herë të parë evidencë e cila do të udhëzojë rishikimin e profileve të studimeve të shkollave profesionale dhe do të rrisë përgjegjësinë në shkollë për një ofertë më cilësore të studimeve.

“Jemi të përkushtuar për ndërlidhjen e studimeve me tregun e punës dhe ky përkushtim i joni tashmë do të marr trajtën e duhur!”, ka përfunduar ajo në postimin e saj në Facebook.