Ndërhyrje në Gjykatën Speciale?! Von Cramon i’a kthen Hoxhajt: Ndoshta kjo është e zakonshme në vendin tënd

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i është kundërpërgjigjur në Twitter nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt.

Gjatë ditës Enver Hoxhaj kishte shkruar se qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar kur shohin një eurodeputet, një politikan, duke vizituar SPO / SPC në Hagë [Gjykatën Speciale-e shtuar nga redaksia]. Gjatë gjithë kësaj kohe ne mësuam nga BE se kur politikanët shkojnë të takojnë prokurorët dhe gjykatësit quhet ndërhyrje politike. Kjo është pikërisht ajo që @ViolavonCramon bëri.

Por kjo e fundit nuk e ka lënë të kalojë me kaq këtë status të ish-ministrit të Jashtëm.

“Ju duhet të dini se si funksionojnë strukturat e SC & SPO. Askush nga ne nuk do të ndërhynte kurrë në ndonjë proces. Pse duhet? Për ne kjo është e qartë. Si mund të mendoni madje për të? Ndoshta kjo është e zakonshme në vendin tuaj. Por unë ju siguroj se nuk është e zakonshme në funksionimin e #demokracive” ka shkruar Viola von Cramon në komentin e bërë në statusin e Enver Hoxhaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.