Ndalimi i qarkullimit rrezikon funksionimin e bizneseve esenciale

Oda e Afarizmit të Kosovës përmes një shkrimi adresuar mediave ka njoftuar se sot OAK ka njoftuar ministren e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, duke thënë se ndalimi i qarkullimit nga njëra komunë në tjetrën, rrezikon funksionimin e bizneseve esenciale.

Përmes një shkrese adresuar Ministres Hajdari, Oda e Afarizmit të Kosovës shprehu shqetësimin e saj për propozimin që të merret vendim për ndalim të qarkullimit të të punësuarve nga një komunë në tjetrën.

OAK konsideron që një vendim të tillë do të rrezikohet funksionimi i bizneseve esenciale. Andaj lidhur me këtë OAK kërkoi që një numër i kufizuar i stafit të ndërmarrjeve, nga sektorët të cilët kanë të lejuar ushtrimin e veprimtarisë të i’u krijohet mundësia për lëvizje.

Kjo është më se e nevojshme për menaxherët dhe sigurimin fizik të objekteve, të cilat për shkaqe sigurie është e nevojshme që të vizitohen objektet nga menaxherë, ndërsa sigurimi duhet të jetë 24h.

Ndryshe nga nesër lëvizja e qytetatëve do të bëhet përmes numrit personal të parafundit

RAPORTO