Ndalimi i ish-deputetit të Kosovës nga Serbia në Merdarë, reagon MPJD

26.05.2025

Agusholli ishte në tranzit drejt Sllovenisë kur ndodhi ndalimi. Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi menjëherë ka njoftuar misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Beograd lidhur me këtë incident. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi, duke njoftuar gjithashtu […]

Agusholli ishte në tranzit drejt Sllovenisë kur ndodhi ndalimi.

Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi menjëherë ka njoftuar misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Beograd lidhur me këtë incident.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi, duke njoftuar gjithashtu misionet diplomatike të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Kosovë. MPJD ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare mbi rastin.

Në një deklaratë zyrtare, MPJD dënon fuqishëm këtë veprim arbitrar të autoriteteve serbe dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë menjëherë. Ministria kërkon lirimin e menjëhershëm të z. Gramos Agusholli dhe ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat, sipas MPJD-së, bien ndesh me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

MPJD ka siguruar se do të mbajë të informuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me këtë rast dhe se çdo informacion i ri do të shpërndahet menjëherë pas konfirmimit zyrtar.