Ndal dhunën në familje, Policia e Kosovës: Kemi zero tolerancë ndaj këtyre veprave penale

13.11.2021

Kjo fushatë e policisë ka filluar me moton “NDAL DHUNËN NË FAMILJE”. Po ashtu, nga PK-ja kanë thënë se dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore shkatërron familjen dhe të ardhmen e shoqërisë. Dhuna në familje është vepër penale, Policia e Kosovës ka zero tolerancë ndaj këtyre rasteve. “Në mënyrë që të ndalohet dhuna […]

Ndal dhunën në familje, Policia e Kosovës: Kemi zero tolerancë ndaj këtyre veprave penale Foto: Ilustrim

Kjo fushatë e policisë ka filluar me moton “NDAL DHUNËN NË FAMILJE”.

Po ashtu, nga PK-ja kanë thënë se dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore shkatërron familjen dhe të ardhmen e shoqërisë.

Dhuna në familje është vepër penale, Policia e Kosovës ka zero tolerancë ndaj këtyre rasteve.

“Në mënyrë që të ndalohet dhuna në familje dhe që këto raste të mos mbesin të pazbuluara, ne kërkojmë bashkëpunim me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Policia e Kosovës, ju bënë apel të gjithë qytetarëve, që të raportojnë rastet e dhunës në familje në:
– 192
– 080019999
– info@kosovopolice.com
– aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”