Ndahen miliona euro shtesë në kuadër të Pakos për Inflacionin, studentët përsëri do të marrin nga 100 euro

13.12.2022

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka ndarë mbi 11 milionë euro shtesë në kuadër të Pakos për Inflacionin. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati vlera prej 5.8 milionë euro janë ndarë si masë për ndihmë për studentët dhe punëtorët e sektorit publik, derisa 5.4 milionë euro janë ndarë për ata që […]

Ndahen miliona euro shtesë në kuadër të Pakos për Inflacionin, studentët përsëri do të marrin nga 100 euro Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka ndarë mbi 11 milionë euro shtesë në kuadër të Pakos për Inflacionin.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati vlera prej 5.8 milionë euro janë ndarë si masë për ndihmë për studentët dhe punëtorët e sektorit publik, derisa 5.4 milionë euro janë ndarë për ata që kursejnë energjinë elektrike.

“Tani që kemi rikthim të mjeteve në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, vijojmë me ndarje shtesë, pra bëhet fjalë për Pakon për Përballjen me Inflacionin që kanë qenë masat qoftë për sektorin publik dhe studentëve që kanë mbetur ende. G

jithashtu është masë shtesë për kursimin e energjisë, pra në tërësi shuma është 5.8 milionë euro për këto tri masa mbështetëse”, tha Murati.