Ndahen mbi 6 milion euro për Policinë e Kosovës

Kryeministri, Avdullah Hoti ka njoftuar se sot me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, kanë ndarë mbi 6 milion euro për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët janë angazhuar e kanë punuar me orar të zgjatur në terren dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19.

Kryeministri Hoti thotë se bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet e thirrura në menaxhimin e pandemisë, po bëjnë të pamundurën që të ndalin përhapjen e virusit.

“Ne, bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet e thirrura në menaxhimin e pandemisë, po bëjmë të pamundurën që të ndalim përhapjen e virusit dhe të ju mbajmë të sigurt, ndërsa nga ju kërkojmë që të bëheni pjesë aktive në këtë betejë, duke i respektuar në përpikëri masat”, shkruan Hoti.

Postimi i plotë:

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.