Ndahen 4 milionë euro për familjet që humbën familjarët nga COVID-19

25.08.2021

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrur vendim për ndarjen e 4 milionë eurove për familjet që kanë humbur familjarët nga virusi COVID-19. Ky vendim është marrur në mbledhjen e Qeverisë, ku ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se për mënyrën e aplikimit të atyre që kanë humbur familjarët e tyre nga […]

Ndahen 4 milionë euro për familjet që humbën familjarët nga COVID-19 Foto: Ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrur vendim për ndarjen e 4 milionë eurove për familjet që kanë humbur familjarët nga virusi COVID-19.

Ky vendim është marrur në mbledhjen e Qeverisë, ku ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se për mënyrën e aplikimit të atyre që kanë humbur familjarët e tyre nga COVID-19, do të bëhen publike gjatë ditës.

Vendimi i plotë:

12 MILIONË EURO NË NGRITJEN E MIRËQENIES SË QYTETARËVE TANË Qeveria ndan 12 milionë euro për zbatimin e masave 3.1, 3.4 dhe 3.5 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Këto masa kanë për qëllim Mbështetjen e Familjes, duke synuar krijimin e një shoqërie të barabartë dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve në vendin tonë. 1 milionë euro kupon ushqimi për familjet në nevojë.