Ndahen 300 milionë euro për sektorin e arsimit nga buxheti i vitit 2019
- 06.12.2018
- Comments Off on Ndahen 300 milionë euro për sektorin e arsimit nga buxheti i vitit 2019
Është duke u mbajtur seanca e rregullt plenare në Kuvendin e Kosovës, aty po pritet të votohet edhe për buxhetin e vitit 2019, por për nga buxheti i vitit 2019 bëhet e ditur se për sektorin e arsimit do të ndahen 300 milionë euro.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se dikasteri që ai drejton dëshiron të bënte më shumë, mirëpo jan të kufizuara mundësitë për financimet.
Ai tha se është duke u rritur ekonomia për vitin 2019 e cila pritet të jetë rreth 4.7 për qind në terma real. Ai tha se “Rritja ekonomike e matur pritet të jetë 4.7 për qind në terma real, ndërkaq në ata nominal 5.4 për qind. Rritja mbështetet nga konsumi dhe rritja e eksporteve. Publikimet e fundit flasin për një performancë të mirë të ekonomisë tonë”.
Ai po ashtu ka thënë se çmimet për vitin e ardhshëm pritet të jenë stabile, ku inflacioni është 1 për qind. Të hyrat kryesore, pritet të jenë nga politikat tatimore, administrimi i tatimeve dhe doganave. Ai tha se të hyrat pritet të jenë mbi 1 miliardë e 400 mijë euro.
Hamza tha se sektorët që do të kenë më së shumti prioritet në investime, do të jenë në sundimin e ligjit, arsimin dhe shëndetin.
Sektori i arsimit do të jetë shum i rëndësishëm dhe se do të ndahen një shumë prej 300 milionë euro, të cilat për këtë sektorë janë rritur investimet rreth 10 për qind, pra rreth 300 milionë euro”, ka bërë të ditur ai. Votimi pritet të mbahet pas mbajtjes së diskutimeve.