Ndahen 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës

25.08.2021

Janë ndarë 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një postimi në Facebook. Qeveria ka ndarë 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës përmes mbështetjes që do të ofrohet për punëmarrësit. Ky vendim është […]

Ndahen 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës Foto: Ilustrim

Janë ndarë 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Qeveria ka ndarë 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës përmes mbështetjes që do të ofrohet për punëmarrësit.

Ky vendim është në zbatim të njërës nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, gjegjësisht Masës 1 – Mbështetja e Punësimit.

Postimi i plotë i Qeverisë së Kosovës:

15 MILIONË EURO PËR KRIJIMIN E VENDEVE TË REJA TË PUNËS

Qeveria ndan 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës përmes mbështetjes që do të ofrohet për punëmarrësit, vendim ky në zbatim të njërës nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, gjegjësisht Masës 1 – Mbështetja e Punësimit.