Ndahen 10 milionë euro për MSH-në dhe punëtorët shëndetësorë

15.03.2021 / Lajme
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese/elektronike, e 69-ta me radhë.
Qeveria në detyrë ka njoftuar se në këtë mbledhje ka ndarë 10 milionë euro për Ministrinë në detyrë të Shëndetësisë, raporton SuharekaOnline.
”Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve shtesë financiare për Ministrinë e Shëndetësisë, në vlerë prej 10 milionë euro, për blerjen e materialeve, aparaturave mjekësore si dhe angazhimin e personelit shëndetësor dhe mbështetës, për menaxhimin e pandemisë COVID-19” thuhet në njoftim.
Gjithashtu, Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 8 milionë euro, për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit të cilat do të destinohen për subvencionimin e tarifës për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë.
Në mbledhjen e 69-të, kabineti qeveritar ka aprovuar edhe vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 500 mijë euro, për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për kryerjen e obligimeve financiare të kësaj ministrie.
Të fundit
5 orë më parë / Lajme
Sot shënohet Dita e të Drejtave të Pacientëve, kërkohet sigurimi i vaksinave