Kosova pranon donacion 1.5 milionë euro për të blerë teste PCR

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se sot ka pranuar donacion prej 1.5 milion euro nga Fondacioni Soros.

Zemaj sot ka takuar Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS), ku janë ndarë 1.5 milion euro donacion për të blerë teste PCR për nevoja të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.

Ministri Zemaj thotë se ky është një kontribut i vlefshëm për rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve molekulare.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.