Nazmi Gripshi i FC Ballkanit zgjidhet “Ylli i Javës”
- 06.03.2023
Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall , kanë vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 21-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të ekipit suharekas, FC Ballkanit, Nazmi Gripshi.
Vlerësimi i më të mirë të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Zeqir Hasi, Shefki Misini dhe Bekim Domniku.
Nazmi Gripshi u vlerësua nga ky komision se ishte një prej lojtarëve më të mirë në derbin Prishtina-Ballkani.
Përveç që bëri diferencën në fushë ai shënoi një supergol , i cili edhe na motivoi për t’u kthyer në rezultat dhe për të marrë një pikë të rëndësishme në këtë ballafaqim (2:2).
Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin Nazmi Gripshi e ndau Valmir Imeri, menaxher i shitjes në Albi Commerce.
Pas marrjes së këtij çmimi, Gripshi u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe u shpreh optimist se skuadra e tij do ta mbrojë titullin e kampionit në këtë edicion.
“Është nder dhe kënaqësi që të shpallesh më i miri i xhiros në Albi Mall Superligë. Ky edicion i Superligës është shumë i luftuar dhe ka ndeshje shumë të vështira.
Ballkani ndeshjet i merr një nga një dhe besoj që sado që rruga për ta mbrojtur titullin kampion është e vështirë, ne, do t’ia dalim.
Një falënderim shkon për të gjithë bashkëlojtarët të cilët kontribojnë çdo herë që performanca ime të jetë e mirë”, ka theksuar Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.