Nazif Mehmeti u intervistua nga Specialja

23.01.2019

Nazif Mehmeti, ish pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit, sot u intervistua për të dytën ditë në Prishtinë nga Prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për krime të luftës në Kosovë. Avokati i Mehmetit, Tahir Rrecaj duke folur për Radio Evropën e lirë për këtë proces, ai njoftoi se Mehmeti […]

Nazif Mehmeti u intervistua nga Specialja Foto: Ilustrim

Nazif Mehmeti, ish pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit, sot u intervistua për të dytën ditë në Prishtinë nga Prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për krime të luftës në Kosovë.

Avokati i Mehmetit, Tahir Rrecaj duke folur për Radio Evropën e lirë për këtë proces, ai njoftoi se Mehmeti po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit për kohën gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.

Tahir Rrecaj, avokati i Nazif Mehmetit njoftoi se klienti i tij u intervistua
nga Prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për krime të luftës në Kosovë, në ditën e martë dhe të mërkurë.

Rrecaj tha se “Po është duke u intervistuar edhe sot dhe besoj se sot do të përfundojë intevistimin. Ai po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit “.

Për, Mehmetin nuk është hera e parë që është i dyshuar për krime lufte gjatë luftës në Kosovë, ai edhe më herët kishte qenë i dyshuar për këtë çështje.

Mehmeti në vitin 2013, një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të Gjykatës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), kishin shpallur fajtor për veprime jo të ligjshme gjatë luftës, dhe ai ishte dënuar me 3 vite burgim.

Para se të merrej specialja me këtë çështje, ishte marrur edhe Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Tribunali Ndërkombëtar i Hagës si dhe Gjykata e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX.

Përveç Mehmetit, kjo Gjykatë në Hagë ka intervistuar edhe Rrustem Mustafën e Sami Lushtakun derisa Sokol Dobruna, Sabahajdin Cena dhe disa të tjerë janë intervistuar në Prishtinë.