Nazif Mehmeti, i ftuari i radhës për intervistim nga Gjykata Speciale
“Po mund të ua konfirmoj se është thirrur nga Dhomat e Specializuara në mënyrë që të intervistohet me datat 22,23 dhe 24 janar. Nuk është specifikuar se a do të intervistohet si dëshmitar apo si i dyshuar. Njoftimi është lënë nga një hetues i Dhomave të Specializuara”, ka thënë Rrecaj për Indeksonline. Tutje ai ka…
Tutje ai ka shtuar se Nazif Mehmeti ka kërkuar që të mbrohet nga avokati Rrecaj dhe se tashmë autorizimi i tij është pranuar.
Pas raportimit për të ftuarin e parë, avokati Arianit Koci, kishte bërë publike se klienti i tij, Rrustem Mustafa – Remi, ish-komandant i UCK’së në zonën operative të Llapit, është ftuar nga Specialja.
I dyti që është konfirmuar ka qenë Sokol Dobruna, i cili mbrëmë ka folur në emisionin Pressing të Televizionit 7.
Më parë kemi raportuar poashtu se dy ushtarë të thjeshtë të UCK’së, njëri nga Zona e Malisheves, e tjetri nga e Dukagjinit, janë prej personave të parë të ftuar në Hagë.