NATO do të dërgojë ushtarë të rinj në Kosovë

16.10.2020

Misionit paqeruajtës të NATO-së në Kosovë do t’i bashkohen ushtarët e rinj. Këtë lajm e kanë bërë të ditur misioni i NATO’s nëpërmjet një postimi Twitter. Derisa kanë bërë njoftimin për këtë, është shkruar edhe se NATO do të vazhdoj të sigurojë një mjedis të sigurt për Kosovë. “Ushtarët tanë amerikanë janë të gatshëm për […]

NATO do të dërgojë ushtarë të rinj në Kosovë Foto: Ilustrim

Misionit paqeruajtës të NATO-së në Kosovë do t’i bashkohen ushtarët e rinj.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur misioni i NATO’s nëpërmjet një postimi Twitter.

Derisa kanë bërë njoftimin për këtë, është shkruar edhe se NATO do të vazhdoj të sigurojë një mjedis të sigurt për Kosovë.

“Ushtarët tanë amerikanë janë të gatshëm për mision! Trupat i kanë përfunduar përgatitjet në Iowa, ShBA, dhe do të largohen për të marrë pjesë në një angazhim paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. NATO/KFOR-i vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurt për Kosovën”, shkruhet në postim.