Nasim Haradinaj sot del para Gjykatës Speciale

15.12.2020

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Pas konfirmimit të aktakuzës, Nasim Haradinaj do të paraqitet para Speciales sot në ora 15:00. “Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të […]

Nasim Haradinaj sot del para Gjykatës Speciale Foto: Ilustrim

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Pas konfirmimit të aktakuzës, Nasim Haradinaj do të paraqitet para Speciales sot në ora 15:00.

“Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe tani fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Më 25 shtator, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale.