Nafta lirohet për një cent, këto janë çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

04.11.2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar çmimet për shitjen e derivateve për 24 orët e ardhshme. Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 71 centë, i benzinës 1 euro e 45 centë, derisa i gazit 71 centë. Krahasuar me dje, nafta është liruar për 1 cent, e benzina […]

Nafta lirohet për një cent, këto janë çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme Foto: Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar çmimet për shitjen e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 71 centë, i benzinës 1 euro e 45 centë, derisa i gazit 71 centë.

Krahasuar me dje, nafta është liruar për 1 cent, e benzina është shtrenjtuar për 1 cent.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide 24 orë.