Na pret një javë e butë, me diell dhe mjegulla të mëngjesit

para 19 dite

Pas një periudhe me ndryshime të shpeshta të motit, ditët në vijim pritet të sjellin një stabilitet të mirëpritur.

Na pret një javë e butë, me diell dhe mjegulla të mëngjesit

Sipas parashikimeve meteorologjike, java që po vjen do të karakterizohet nga moti kryesisht me diell dhe temperatura në rritje.

Mëngjeset do të vazhdojnë të jenë të ftohta, me acar që do të mbuloje sipërfaqet në orët e para të ditës. Megjithatë, intensiteti i acarit pritet të zvogëlohet gradualisht me kalimin e ditëve.

Një tjetër tipar karakteristik i kësaj jave do të jenë mjegullat e mëngjesit, të cilat do të përfshijnë shumë lugina dhe ultësira. Këto mjegullna pritet të shpërndahen gjatë orëve të para të mëngjesit, duke lënë vend për një ditë me diell.

LEXO EDHE:  Parashikimi i motit për të shtunën: Vranësira dhe reshje shiu e bore

Në mes të javës, parashikohet një rritje e vranësirave, e shoqëruar me mundësi për reshje lokale atmosferike. Megjithatë, këto reshje nuk pritet të jenë të mëdha në sasi dhe të kenë një ndikim të konsiderueshëm në temperaturat.

Temperaturat:

Temperaturat do të shënojnë një rritje graduale gjatë gjithë javës. Në orët e pasdites, temperaturat pritet të arrijnë vlera mbi mesatare për këtë periudhë të vitit.

Etiketat