N1: Në Bruksel ka nisur një raund i ri diskutimesh mes ekspertëve financiarë, Lajcak po ndërmjetëson

27.02.2024

Një raund i ri i diskutimeve ka nisur në Bruksel. Televizioni N1 shkruan se ky takim po zhvillohet në nivel të ekspertëve financiarë të BE-së, Kosovë dhe Serbisë, dhe bisedimet po ndërmjetësohen nga Miroslav Lajcak.

N1: Në Bruksel ka nisur një raund i ri diskutimesh mes ekspertëve financiarë, Lajcak po ndërmjetëson Foto: Ilustrim

Temë e takimeve të sotme është Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës që ka ndaluar pagesat me dinarë dhe ka përcaktuar euron si valutën e vetme.

Më herët takime me Miroslav Lajcak ka zhvilluar kryenegociatori serb, Petar Petkovic, ndërsa zëvendëskryeministri Besnik Bislimi s’ka udhëtuar drejt Brukselit..

Kosova përfaqësohet sot nga zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës.