Në QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen 130 pacientë me COVID-19

22.09.2020

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të martën se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të vendit janë duke u trajtuar gjithsej 222 pacientë. Prej tyre, 130 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se tre pacient janë të vendosur në respirator, shtatë në […]

Në QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen 130 pacientë me COVID-19 Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të martën se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të vendit janë duke u trajtuar gjithsej 222 pacientë.

Prej tyre, 130 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se tre pacient janë të vendosur në respirator, shtatë në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 137 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 66 raste të reja me koronavirus, 104 pacientë janë shëruar, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.