Myftiu Tërnava mesazh SBASHK-ut Të ndërpritet greva, s’është koha për barrikadim

27.09.2022

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka mbajtur konferencë urgjente për medie për grevën në arsim. Ai ka thënë se me vëmendje i ka përcjell zhvillimet e fundit sa i përket grevës duke shprehur kështu sic tha ai konsideratë për mësimdhënësit. Sipas tij, ata kanë mision të shenjt, mision që e kanë kryer me dinjitet që […]

Myftiu Tërnava mesazh SBASHK-ut Të ndërpritet greva, s’është koha për barrikadim

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka mbajtur konferencë urgjente për medie për grevën në arsim.

Ai ka thënë se me vëmendje i ka përcjell zhvillimet e fundit sa i përket grevës duke shprehur kështu sic tha ai konsideratë për mësimdhënësit.

Sipas tij, ata kanë mision të shenjt, mision që e kanë kryer me dinjitet që nga Rilindja Kombëtare.

Tërnava më tej tha se i mbështet kërkesat e SBAShK-ut, për paga të dinjitetshme, por që sipas tij, greva duhet të ndërpritet për hir të mision që kjo kategori ka.

LEXO EDHE:  "Baba i grevave" njofton për protestë të punëtorëve të arsimit më 4 dhjetor

Kërkesa ia pati edhe për Kuvendin e Qeverisë, duke bërë thirrje që të miratohet Ligji i pagave.

“Më vëmendje kam përcjell zhvillimet që kanë të bëjnë me grevën. Mbështesim kërkesën e mësimdhënësve për pagë të dinjitetshme, pasi kanë mision të shenjtë”.

“Thërras SBASH-un që ta ndërpresin grevën dhe nesër fëmijët tanë t’i kthehen bankave shkollore, aty ku e kanë vendin”.

“Gjithashtu i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës e Kuvendit që ta miratojë sa më parë Ligjin e Pagave dhe të merren parasysh kërkesat e grevistëve”. 

Etiketat