Mustafa thirrje VV-së: Ta përfundojmë marrëveshjen deri në fund të javës

21.01.2020

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në një konferencë për media ka folur pas mbledhjes së Kryesisë. “Ne mbetemi të përkushtuar që të punojmë për marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit”, tha Isa Mustafa. “Prandaj do ta respektojmë dhe marrëveshja duhet të paraqet balancim pasi ne kemi 28 deputetë e LVV […]

Mustafa thirrje VV-së: Ta përfundojmë marrëveshjen deri në fund të javës Foto: Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në një konferencë për media ka folur pas mbledhjes së Kryesisë.

“Ne mbetemi të përkushtuar që të punojmë për marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit”, tha Isa Mustafa.

“Prandaj do ta respektojmë dhe marrëveshja duhet të paraqet balancim pasi ne kemi 28 deputetë e LVV 29. Ne kemi dhënë një propozim që është shumë i balancuar dhe LVV duhet ta trajtoj me vëmendje të veçante që ne jemi të hapur që të ulemi të bisedojmë por që ajo ulje dhe bisedë e jona të ketë një përfundim më të shpejtë mundësisht deri në fund të kësaj javë dhe të konstatojmë nëse nuk ka kushte për të vazhduar më tutje”.