Mustafa tha se marrëveshja duhet të kryhet brenda kësaj jave, kjo është përgjigja e VV-së

Pas deklaratës së kryetarit të LDK-së Isa Mustafa se palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe se marrëveshja duhet të kryhet brenda kësaj jave, ka ardhur reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj partie dhe i nominuari për zëvendëskryeministër, Haki Abazi ka deklaruar për “Gazeta Blic” se zgjidhja më e mirë është kthimi në tryezën e bisedimeve.

Abazi e vlerëson korrekte deklaratën e Mustafës dhe thotë se ulja në tavolinën e bisedimeve është zgjedhja më e mirë.

“Zgjidhja është kthimi në tavolinën e bisedimeve. Unë mendoj që deklarata e zotit Mustafa ishte korrekte dhe e orientuar aty, pra kthimi në tryezën e bisedimeve që do të ishte një çështje shumë e mirë dhe hap pozitiv” ka thënë shkurt Abazi.

Gjatë ditës së djeshme Albin Kurti u mandatua për Kryeministër nga presidenti Hashim Thaçi.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Tashmë kanë mbetur edhe 15 ditë kohë që të formohet Qeveria

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.